Kush Jemi

Kemi përfituar vite përvojë si trajnerë në palestër, si instruktorë të disiplinave të ndryshme.

Kemi dashur të futemi në tregun e palestrave me një qëllim të vetëm: për të ofruar pasion, eksperiencë dhe profesionalizëm në fushën e aktivitetit fizik.

Personeli që mbështet PowerHouse Gym është i përbërë nga trajnerë të kualifikuar.

Ne jemi pranë jush duke ju bërë të ndjeheni të motivuar nga: një ambjent pozitiv dhe mikpritës, rezultate të prekshme, një përvojë pozitive motorike, të cilat rrjedhimisht cojnë në objektivin tonë kryesor. Cili është ai?

Nga eksperienca jonë shumëvjecare e një stervitjeje të vazhdueshme, mendojmë që e vetmja mënyrë për të qënë efektiv në pritshmëritë tuaja mbi të shkuarit në paestër, është konsiderimi i stërvitjes së rregullt si një mënyrë jetese.

Qëllimi jonë është që bashkë me ju të ndërtojme baza të forta informacioni mbi të kujdesurit për trupin. Të qënurit të shëndetshëm në një trup të bukur, është thelbësore për të pasur një jetë të lumtur.